Politika 16 January 2025, 18:43 Nga VNA

Zgjedhjet brenda PD po rikthejnë përplasjen e vjetër, kandidatja për kryetare në degën 2 nxjerr listën: Ç’duan votuesit nga Kukësi në Tiranë?

Ndaje në Whatsapp

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike mund të rikthejnë edhe njëherë përçarjen mes demokratëve, atyre që kanë mbështetur Sali Berishën dhe pjesës tjetër që i është bashkuar pak më vonë. Disa prej demokratëve në degën nr.2 të Partisë Demokratike në Tiranë i kanë quajtur të manipuluara zgjedhjet e së shtunës.

Lidhur me këto zgjedhje ka ardhur një tjetër reagim nga kandidatja për postin e kryetares në këtë degë.

Irma Marku, përmes një reagimi publik në llogarinë e saj në “Facebook”, i është drejtuar me një pyetje grupit të punës në zgjedhjet e 11 janarit.

Teksa ka publikuar me emër të gjithë anëtarët të cilët kanë marrë pjesë në votim, Marku pyet Mimoza Hajdarmatajn, Jorida Tabakun, Mirlinda Çollakun, Sokol Allarajn dhe Anisa Kadeshan se “kush i ka sjellë votuesit e degëve të tjera, edhe nga Kukësi, që të votonin në degën nr.2?”.

Lidhur me zgjedhjet e 11 janarit reagoi edhe ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, i cili i kërkoi publikisht ish-kryeministrit Sali Berisha që t’i japë fund kësaj “sëmundje të hershme” pasi në të kundërt kjo ndërhyrje nga lart e Kryesisë Qendrore nëpër degët e PD-së, do e “shpartallojë” vullnetin e votuesve demokratë dhe askush nuk do t’i besojë më.

“Ajo që ka ngjarë dje me zgjedhjet në degën nr. 2 të PD-së në Tiranë me megamanipulimin e vullnetit të lirë të anëtarëve të kësaj dege, me truket, falsifikimet, për të nxjerrë me doemos një fitues sipas shijeve të diktuara nga Grupi i Punës, është një ogur kobzi për perspektivën e ardhshme të zgjedhjeve nëpër degët e tjera dhe minim i rrugës së popullit demokrat drejt 11 majit 2025”, shkruante Tufa ndër të tjera.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme