Politika 16 January 2025, 23:46 Nga VNA

Bardhi nxjerr dokumentin e ‘TIMS’: Ja prova që Olsi Rama ka përdorur makinën e ‘kokainës’

Ndaje në Whatsapp
Bardhi nxjerr dokumentin e ‘TIMS’: Ja prova që Olsi Rama ka

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar sot dokumentin e sistemit TIMS, ku është shënuar që Olsi Rama ka përdorur 7 herë makinën që përdorej nga grupi kriminal që ngriti laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’, Bardhi është shprehur se, deklarata e SPAK i tregoi se në Shqipëri, ka persona të paprekshëm, si Edi Rama dhe familja e tij, apo bashkëpunëtor të afërt të tij.

“Unë kam nxjerrë dokumentin e përdorimit 7 herë të Olsi Ramës, të makinës që përdorte grupi kriminal i laboratorit të Xibrakës, vëllai i kryeministrit ka dalë publikisht dhe ka thënë se unë rastësisht e kam përdorur vetëm 1 herë.

Ky është Tims-i zyrtar.

Tani prokurori duhet të dalë e të më thotë mua, a e kam sajuar unë këtë dokument, a është Tims zyrtar, a është e vërtetë që e ka përdorur 7 herë dhe jo njëherë rastësisht siç gënjeu Olsi Rama.

Askush nuk e dinte, së pari nuk u dinte se kishte një dosje me fraksion, që ishte varrosur me këtë procedurën e pezullimit. Ndiqet procedura e pezullimit, pas 10 vitesh është shumë e vështirë të mbledhësh prova.

Kur ti heton 8-9 apo 10 muaj dhe nuk i gjen dot autorët, çoje çështjen për pushim. Të shohin qytetarët, gazetarët se kush janë të dhënat e kësaj dosje dhe pamundësia e identifikimit të tyre.

Por nëse ti thua që këtij individi i di moshën fiks 45 vjeç, por nuk i gjej dot emrin, do të thotë se, ti ose e di identitetin e personit, sa kohë i ke gjetur moshën, ose ti ke një dhunti që duhet të na e thuash dhe ne.

Kur policia kërkon të identifikojë një person që e ka me fotot, por nuk i gjen identitetin atëherë i kërkon ndihmë publikut, na ndihmoni ta identifikojmë, madje i vendos dhe shpërblim. E këtu bëhet fjalë për një organizatë kriminale që për herë të parë ngre një laborator kokaine, nuk ka interes prokuroria ti identifikojë këto persona, atëherë pse nuk e publikon foton e personave të paidentifikuar. Nëse nuk ka foto, atëherë fotot janë zhdukur, se nuk ka raport vëzhgimi pa foto.

I gjithë ai njoftim provon vetëm atë që unë kam thënë ditën e parë, që në Shqipëri ka persona të paprekshëm, duke filluar me Edi Ramën, familjen e tij, apo bashkëpunëtorë që Edi Rama i konsideron njerëz që i duhen”, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme