Politika 18 January 2025, 12:16 Nga VNA

Adriatik Lapaj i bashkohet Arlind Qorit, protestë të hënën tek Ministria e Brendshme

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj i bashkohet Arlind Qorit, protestë të hënën

Nën thirrjen "Protestë për Azbiun", Adriatik Lapaj i "Shqipëria bëhet" proteston të hënën nga sheshi "Skënderbej" deri tek ministria e Brendshme në orën 17:00. "Jeta e një polici të ndershëm është në rrezik. Kjo është këmbanë alarmi për të gjithë ne. Duhet të reagojmë"- shkruajnë në rrjetin social Facebook. Ndërkohë që më herët edhe Lëvizja Bashkë ka bërë thirrje për protestë para Ministrisë së Brendshme në po të njëjtin orar. Mesa duket Adriatik Lapaj dhe Arlind Qorin i bashkon kauza por edhe protesta.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme