Politika 18 January 2025, 10:25 Nga VNA

Rama thirrje emigrantëve: Kthehuni në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Rama thirrje emigrantëve: Kthehuni në Shqipëri

Në podcastin e tij “Flasim”, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai tha se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do të fitojë më shumë sesa në Gjermani. Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre. “Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne”, tha Rama. Kryeministri po ashtu u shpreh se shumë shpejt do të shpallin një program të ri për mbështetje financiare për agroturizmin. “Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do ti dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, TVSH e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani TVSH".

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme