Politika 17 January 2025, 18:12 Nga VNA

Paradoski i simboleve të komunizmit/ miliona për rikonstruksionin e vilës ku ka jetuar diktatori Enver Hoxha

Ndaje në Whatsapp
Paradoski i simboleve të komunizmit/ miliona për rikonstruksionin e

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në hapjen e shtëpisë ku ka jetuar diktatori Enver Hoxha, e cila, pas rikonstruksionit, u kthye në një hapësirë kulturore për artistët shqiptarë dhe të huaj. Jo pa mburrje, Edi Rama e riemërtoi “Vila 31 x Art Explora”, një projekt i financuar nga qeveria, e cila ka investuar një shumë prej 1 miliardë e 122 milionë lekë për restaurimin e saj.

Ky rikonstruksion i shtohet vizionit të socialistëve për restaurimin e godinave që simbolizojnë periudhën e komunizmit. Një shembull tjetër është rikonstruksioni i Piramidës së Tiranës, i përfunduar vitin e kaluar me një investim prej 1.2 miliardë lekë.

Megjithatë, standardi i investimeve nuk është i njëjtë për të gjitha godinat me vlerë historike. Një shembull i tillë është godina e Teatrit Kombëtar, e cila, në emër të ridimensionimit urban dhe ndërtimit të disa kullave më shumë, u shemb në mënyrën më të turpshme.

Po ashtu, në 34 vitet e demokracisë, nuk janë bërë investime të ngjashme për muze të rëndësishëm historikë, si ai për kampin e SPAÇ-it ose për kampin e Tepelenës, ku vuajtën dënime shumë njerëz të pafajshëm. Madje, investimi në muze të tilla është dyfish detyrim për çdo qeveri në Shqipëri, në shenjë ndjese për të internuarit dhe për të rrëfyer vuajtjet që shkaktoi sistemi komunist.

Dikur një “mollë e ndaluar” për shqiptarët, tashmë vila ku ka jetuar diktatori është një mollë që u lejohet vetëm artistëve shqiptarë dhe të huaj, si një formë e komunizmit “ekzotik” që qeveria socialiste është munduar t’ua shesë shqiptarëve gjatë qeverisjes së saj. Por dje si një apati e qeverive të djathta, që megjithë përpjekjet, nuk mundën të vendosin në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të atyre që vuajtën në komunizëm.

E shkuara e hidhur dhe e vuajtur e një populli nën një diktaturë gjysmë shekullore nuk mund të retushohet me rikonstruksion godinash ku kanë jetuar diktatorët. Që për ironi të fatit, askush nuk i përmend që janë prona të grabitura nga pronarët e tyre, dhe që fatkeqësisht vazhdojnë të konsiderohen “ish-pronarë”.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme