Bota 1 November 2026, 09:21 Nga VNA

Fantazmat e karburanteve fosile trokasin në derën e kryeministrit skocez

Ndaje në Whatsapp
Fantazmat e karburanteve fosile trokasin në derën e kryeministrit

Në Skoci, Halloween-i u përdor për të trembur politikisht qeverinë. Aktivistë mjedisorë u mblodhën para rezidencës zyrtare të kryeministrit John Swinney në Edinburg, të veshur me maska dhe kostume përbindëshash, për të kundërshtuar miratimin e një centrali të ri me gaz në Peterhead.


Në pankarta shkruhej se vendimet për karburantet fosile do ta përndjekin qeverinë edhe në të ardhmen. Organizatorët deklaruan se kryeministri nuk do të merrte asnjë ëmbëlsirë për Halloween, duke e akuzuar ekzekutivin se po mbështet projekte të papajtueshme me luftën kundër ndryshimeve klimatike. Qeveria skoceze mbrojti vendimin dhe objektivin e saj për emetime neto zero deri në vitin 2045. Për aktivistët, përbindëshi i festës kishte këtë herë një emër shumë konkret: gazi natyror. 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme