Politika 18 January 2025, 17:10 Nga VNA

35% e aplikimeve të diasporës refuzohen për shkak të pasaktësive në adresat e banimit

Ndaje në Whatsapp
35% e aplikimeve të diasporës refuzohen për shkak të

Procesi i regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur me një fluks të lartë aplikimesh, por edhe me probleme të theksuara në saktësinë e të dhënave. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rreth 35% e aplikimeve janë refuzuar deri tani, kryesisht për shkak të deklarimit të gabuar të adresës së vendbanimit jashtë vendit.

KQZ ka afat 5 ditë për të shqyrtuar çdo aplikim të paraqitur në platformën elektronike, duke e pranuar ose refuzuar atë. Emigrantët, të cilëve u refuzohet aplikimi, kanë të drejtë të riaplikojnë, pasi të korrigjojnë të dhënat e pasakta.

Fluksi i lartë i kërkesave ka vënë KQZ-në në garë me kohën për të përballuar dyndjen e emigrantëve që kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e votës nga jashtë. Procesi po vijon me intensitet, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje aplikantëve të tregojnë kujdes të shtuar në plotësimin e dokumenteve.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme