Politika 18 January 2025, 17:00 Nga VNA

Asnjë ftesë zyrtare Shqipërisë për inagurimin e presidentit Tramp/ Rama “ndalon” dhe ambasadorin të marrë pjesë

Ndaje në Whatsapp
Asnjë ftesë zyrtare Shqipërisë për inagurimin e

Asnjë nga drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar nuk është i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump. Ftesa ka munguar për presidentin Bajram Begaj, kryetaren e Parlamentit Spiropali dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit u përpoq të tregonte se në datën 20 do të ishte i ftuar në Samitin Botëror të Davosit, por e sigurt është që, nëse do kishte ftesë, do kishte shkuar “me vrap” në Uashington. Me gjasë, Edi Rama nuk e ka pritur mirë këtë lënie jashtë vëmendjes dhe protokollit të SHBA.

Në media qarkulloi sot lajmi se as ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, nuk do të marrë pjesë në ceremoni, pasi sipas kodit zgjedhor “nuk lejohet të marrë pjesë në aktivitet, sepse është brenda afatit të kufizimit dhe nuk e kishte njoftuar në KQZ të paktën 5 ditë përpara”. Në fakt, ky udhëzim është i pavend për rastin konkret, pasi nuk bëhet fjalë për aktivitet partiak, por për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të SHBA.

Ndoshta KQZ dhe rregullat e saj mund t’i shërbejnë Ramës edhe si alibia e radhës për të justifikuar mungesën e ftesës për datën 20 në Uashington. Mungesa e kryeministrit shqiptar nuk duket të jetë e vetmja në rajon, ku, përveç Ramës, mungon ftesa për presidentin e Serbisë Vuçiç dhe atë të Malit të Zi, Millatoviç. I vetmi që është i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump është kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme