Politika 19 January 2025, 18:44 Nga VNA

Berisha nesër për herë të dytë në SPAK, mbledh mbështetësit para Prokurorisë së Posaçme

Ndaje në Whatsapp
Berisha nesër për herë të dytë në SPAK, mbledh

Për të dytën herë nesër paradite Sali Berisha ish-kryeministër do të paraqitet në SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që caktoi ndaj tij masën e detyrimit për paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Siç e ka kthyer tashmë zakon mbështetësit e tij dhe strukturat e PD do të mblidhen përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme në mbështetje të z.Berisha.

Ish-kryeministri akuzon ashpër SPAK për ndikim politik dhe hetim të motivuar ndaj tij. Sali Berisha është marrë i pandehur për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim që lidhet me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme