Politika 20 January 2025, 11:40 Nga VNA

Berisha në SPAK akuza ndaj prokurorëve: “Do të përfundoni në koshin e plehrave të historisë”

Ndaje në Whatsapp
Berisha në SPAK akuza ndaj prokurorëve: “Do të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të masës së vendosur ndaj tij, “detyrim paraqitje”.

Gjatë daljes nga SPAK, Berisha lexoi një “kartolinë të mëngjesit” që pretendon se ua kishte lënë prokurorëve, duke i quajtur pjesë të një “organizate kriminale të udhëhequr nga Altin Lala”.

“Ju lutem, organizata kriminale e SKAP-it të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës: do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë,” deklaroi Berisha.

Ai vijoi me akuza ndaj prokurorit Altin Lala, duke e cilësuar si të “bërë palë” me individë të inkriminuar. Berisha pretendoi se Lala ka marrë miliona euro nga figura të dyshimta për të mbuluar akuza të rënda penale.

“Altin Lala, i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, e ekzeneroi këtë të fundit nga akuza për vrasje të zbuluara nga dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi,” tha Berisha.

Berisha gjithashtu denoncoi presionin ndaj tij gjatë procedurës, duke akuzuar SPAK-un për shkelje të rënda. “U rrethova me policë, frikacakë që nuk e durojnë dot të vërtetën. Nuk do të largohem nga ky vend pa firmosur dhe pa iu paraqitur qytetarëve se çfarë po ndodh këtu,” përfundoi ai.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme