Politika 20 January 2025, 11:14 Nga VNA

Sali Berisha paraqitet në SPAK/ Disa mbështetës organizojnë protestë

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha paraqitet në SPAK/ Disa mbështetës organizojnë

Kreu PD, Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e SPAK rreth orës 10:00, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Apeli i GJKKO-së.

Kjo është hera e dytë që Berisha përmbush këtë masë sigurie, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme më 3 janar, lidhur me hetimet për aferën e pronave të kompleksit “Partizani”.

Gjatë paraqitjes së tij, në hyrje të SPAK ishte vendosur një kordon policor për të garantuar rendin dhe sigurinë. Ndërkohë, disa militantë të Partisë Demokratike ishin mbledhur përpara godinës, duke organizuar një protestë në mbështetje të liderit të tyre.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme