Politika 20 January 2025, 09:29 Nga VNA

Kuvendi i rikthehet punës/ Sfida kryesore ndryshimi i Kodit Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i rikthehet punës/ Sfida kryesore ndryshimi i Kodit Zgjedhor

Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i është rikthyer punës këtë të hënë, duke hapur zyrtarisht punimet e sesionit të VIII të legjislaturës së X. Seanca plenare do të mbahet sot pasdite, në orën 17:00, sipas njoftimit nga zyra e shtypit e Kuvendit.

Ky sesion do të zgjasë deri në mars, për t’i hapur më pas rrugë përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit.

Aktualisht, përplasjet dhe bojkoti politik duket se janë lënë pas, me deputetët e të gjitha palëve të angazhuar për të gjetur gjuhën e përbashkët për nismat kyçe. Një nga sfidat më të afërta është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, i cili kërkohet për të mundësuar votën e diasporës – një proces historik që do të zbatohet për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme.

Për të miratuar këto ndryshime, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duhet të bashkëpunojnë, duke adresuar si aspektet teknike ashtu edhe ato politike të procesit zgjedhor. Kjo do të jetë një provë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet palëve në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme