Politika 20 January 2025, 14:11 Nga VNA

Sali Berisha i bën avokatinë djalit të Samir Manes (dhe pse nuk ia përmend emrin)

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha i bën avokatinë djalit të Samir Manes (dhe pse nuk

I pyetur për herë të dytë nga gazetarët për protestën e sotme lidhur me ngjarjen ku u përfshi një polic rrugor dhe djali i biznesmenit Mane, Sali Berisha tha se nëse flet për aksidentin ku makina e Martin Manes përplasi disa makina të tjera, këto janë ngjarje të zakonshme që nuk meritojnë kaq shumë vëmendje.

Lidhur me faktin se i riu në timon mund të ketë qenë i dehur, Sali Berisha tha se “gjysma e tyre që i japin makinës sot janë të dehur”.

Sa për aktin ekstrem të policit të rendit, Sali Berisha kërkoi sërish të respektohet familja e tij. “Polici mund të ketë qenë në gjendje të brishtë të shëndetit mendor,” tha në konferencë për shtyp kryetari i PD.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme