Politika 20 January 2025, 12:01 Nga VNA

Berisha justifikon protestën: “Nuk ka lidhje me ngjarjen e oficerit të policisë dhe djalit të biznesmenit Mane”

Ndaje në Whatsapp
Berisha justifikon protestën: “Nuk ka lidhje me ngjarjen e oficerit

Sali Berisha ka justifikuar thirrjen për protestën e sotme para Ministrisë së Brendshme duke thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen ku është përfshirë një punonjës i rendit që u hodh nga lartësia e pallatit dhe djali i biznesmenit Samir Mane. Sipas tij, thirrja për protestë ka lidhje me ngjarjen e Pogradecit ku humbi jetën Egli Proda dhe atë të 14-vjeçarit Martin Çani.

Për ngjarjen e fundit, si rrallëherë, Sali Berisha thotë se nuk ka informacion, duke mos e përmendur dot as emrin e djalit të biznesmenit Mane. Kryetari i PD zakonisht nuk kursen asnjë emër, qoftë dhe i mitur kur bëhet fjale për të denoncuar qeverinë, por në këtë rast ka heshtur duke zgjedhur atë që thotë familja dhe jo zbardhjen e ngjarjes.

“Do të respektoj atë që tha familja e oficerit të policisë. Në raste kur pretendohet për probleme strikt individuale, siç thotë familja, ndërhyrja nuk më duket se është e drejtë.”

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme