Politika 20 January 2025, 13:03 Nga VNA

Dakordësitë e PD dhe PS për votën e diasporës. Që nga afatet e deri tek rritja e “çmimit”

Ndaje në Whatsapp
Dakordësitë e PD dhe PS për votën e diasporës. Që

Damian Gjiknuri ka folur sot për ndryshimet e pritshme në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me votën e emigrantëve. Përveç afateve, ndryshime priten dhe në “çmimin” e votës, që do të rritet duke qenë e gjitha e paguar nga buxheti i shtetit.

E para ka të bëjë me afatet e votës së diasporës, do të thotë që nga 45-ditëshi që është parashikuar nga Kodi Zgjedhor mund të shkojë në 60 ditë afati për regjistrimin e kandidatëve, gjë që i jep mundësi KQZ-së të përgatisë më shpejt fletët e votimit dhe të ketë më shumë kohë për dërgimin dhe marrjen e zarfeve nga diaspora.

E dyta është ndryshimi i nenit që ka të bëjë me shpenzimet e votës, që gjithçka do ta mbulojë buxheti i shtetit nëpërmjet KQZ-së, edhe ky propozim është dakordësuar.

Si dhe një shqetësim që e kishin ngritur demokratët, që ka të bëjë me përbërjen e grupeve të numërimit dhe komisionit të numërimit të votave të diasporës. Kemi rënë dakord në ato parime që ekzistojnë në Kodin Zgjedhor: të jetë një përfaqësim partiak, me barazi palësh në përfaqësim. Kemi shprehur edhe gatishmërinë dhe besoj se qeveria do ta realizojë, pas kërkesës zyrtare të KQZ-së, që personat që iu kanë skaduar mjetet e identifikimit do të kenë mundësi të regjistrohen në këto zgjedhje.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme