Politika 8 October 2024, 17:16 Nga VNA

Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësuesve të opozitës u hiqet e drejta e fjalës

Ndaje në Whatsapp
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të

Mbledhaja Këshillit Bashkiak Tiranë ka nisur me tensione ditën e sotme, pasi në kundërshtim me rregulloren anëtarët e opozitës nuk u lejuan të marrin fjalën për procedurë. Ata shprehen se mikrofonat në sallë nuk fuksiononin, ndërsa këshilltarët socialistë votuan në unison, pa pasur një person që të numëronte votat apo të ndiqte procedurat.

Sipas këshilltarëve opozitarë, edhe pse sekretari i Këshillit Bashkiak u vu në dijeni se mikrofonat nuk punonin, kryetarja vazhdoi të lexonte 18 projekt-vendime, të cilët duhej të prezantoheshin, diskutoheshin një më një dhe në fund të votoheshin, u kaluan pa marrë parasysh zërat e kundërshtimit nga e gjithë opozita.

Këshilltarët e opozitës nga ana tjetër në shenjë proteste kanë shoqëruar pjesën tjetër të mbledhjes duke përplasur tavolinat.

 

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-08-at-5.45.36-PM.mp4"][/video]

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme