Politika 4 December 2024, 14:58 Nga VNA

Tedi Blushi: Protestë më 6 dhjetor para SPAK, është koha për një reagim të fortë qytetar

Ndaje në Whatsapp
Tedi Blushi: Protestë më 6 dhjetor para SPAK, është koha

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për një protestë masive më 6 dhjetor, ora 12:00, para Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gjatë një deklarate në protestën e mbajtur sot përpara Bashkisë së Tiranës, Blushi theksoi se SPAK është kthyer në mbrojtës të qeverisë dhe bashkisë.

“Kjo është e vetmja ditë në javë kur kryebashkiaku nuk ka mundësi të vjedhë, sepse nga frika e protestës e braktis këtë godinë,” u shpreh Blushi. Ai akuzoi SPAK-un si një “patericë” të pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke shtuar se ky institucion është bërë pjesë e krimeve të tyre.

Blushi ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e së enjtes, duke deklaruar se qëllimi nuk është vetëm kërkimi i drejtësisë, por denoncimi i një sistemi drejtësie që, sipas tij, është kthyer në bashkëpunëtor të krimit.

“Të mblidhemi për të treguar se qytetarët nuk pranojnë më që SPAK të jetë partner në krim i kësaj narkoqeverie dhe narkobashkie,” përfundoi Blushi.

Protesta pritet të përqendrohet në kërkesat për llogaridhënie dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme