Politika 3 December 2024, 15:58 Nga VNA

Parfume të shtrenjta dhe qerpikë 150 euro/ Berisha denoncon luksin e deputetëve në Parlament

Ndaje në Whatsapp
Parfume të shtrenjta dhe qerpikë 150 euro/ Berisha denoncon luksin e

Rikthimin e tij në Parlament, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e shfrytëzoi për të lëshuar akuza të shumta. Nga foltorja e Kuvendit ai tha se ky do të jetë rikthimi i tretë dhe i vërtetë. Me të mbaruar fjalën në seancën parlamentare, foli edhe për mediat, dhe tha se kjo qeveri është e "shfrenuar" në luks e mirëqenie nga parfumet mijëra euroshe e jeta e luksit që bëjnë. "Pra, këta janë njerëz që nuk dëgjojnë as zërin e Zotit, as të xhamisë, as të kishës, janë të verbuar nga luksi, janë një grup bixhozxhinjsh që kanë shuma parash në kazino dhe nuk duan t’ia dinë për pensionistët. Aty bëhet një gërshetim parash, parfumesh sikur je në sallon mode dhe jo në një sallë parlamenti, nuk do t'ia dijë Rama kur blen oborrin 4 milionë euro ku shpenzon 20 milionë euro me Ismailin e famshëm, me ministrat që ulen për të ngrënë biftek me 1 mijë euro. Shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 euro në javë. Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet", tha Berisha.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme