Politika 3 December 2024, 12:19 Nga VNA

Eduart Shalsi: “Berisha ka humbur shansin, po mban peng opozitën dhe grupin parlamentar”

Ndaje në Whatsapp
Eduart Shalsi: “Berisha ka humbur shansin, po mban peng opozitën dhe

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, gjatë seancës së sotme parlamentare. Shalsi kritikoi ashpër Berishën, duke e cilësuar si një figurë të tejkaluar politikisht që po pengon zhvillimin e opozitës.

“Sali Berisha e kishte gjithë mundësinë që pas disfatës lapidar të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe t’i hapte udhën dikujt tjetër. E provoi me Lulin, por ashtu siç e bëri, ashtu dhe e zhbëri,” deklaroi Shalsi, duke aluduar për mungesën e lidershipit të qëndrueshëm brenda PD-së.

Deputeti socialist e akuzoi Berishën se po mban peng jo vetëm një grup parlamentar, por edhe një popull opozitar që ka nevojë për përfaqësim të vërtetë. “Nuk je më përfaqësues i tyre. Jeni të zgjuar për ta kuptuar që koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë,” shtoi ai.

Shalsi e përmbylli fjalën e tij duke e cilësuar Berishën si një “rudiment politik” që po përballet me një fund jo dinjitoz të karrierës së tij.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme