Politika 2 December 2024, 14:08 Nga VNA

Nuk është Olsi Dado/ Berisha përgënjeshtron veten për deklaratën e mbrëmshme, por nuk e thotë emrin e prokurorit që ka lënë të lirë vrasësin e djeshëm në Ndroq

Ndaje në Whatsapp
Nuk është Olsi Dado/ Berisha përgënjeshtron veten për

Sali Berisha ka përgënjeshtruar veten sot lidhur me statusin e mbrëmshëm, ku akuzonte prokurorin e SPAK, Olsi Dado, si të përfshirë në ngjarjen dhe lirimin e personit të dyshuar si vrasësin e djeshëm në Ndroq.

“Janë pjesë nga dosja e krimit, ku një nga emrat më të lakuar është Olsi. Nuk ishte Olsi Dado, edhe pse qytetari dixhital dhe portalet përmendnin Olsi Dadon,” – tha sot Sali Berisha në një konferencë për shtyp.

“Olsi Dado nuk është, nuk ka pasur të bëjë. Imagjinoni ju, reagojnë vetë mes të natës SPAK-u,” – tha kryetari demokrat me lehtësi të çuditshme, ndërkohë që mbrëmë ai dhe shumë media e përfshinë prokurorin Olsi Dado në një çështje të paqenë.

Me gjasë, Sali Berisha e di shumë mirë se kush është prokurori që ka lënë të lirë vrasësin e dyshuar të ngjarjes së mbrëmshme në Ndroq, por për arsye që ai i di mirë nuk e përmend emrin e tij.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme