Politika 2 December 2024, 13:06 Nga VNA

Gazment Bardhi: Belinda Balluku e përfshirë në një skemë kriminale me fondet publike

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi: Belinda Balluku e përfshirë në një

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar sot një skemë kriminale, duke akuzuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për abuzim me fondet publike në një projekt energjitik. Bardhi ka bërë të ditur se ndaj ministres është dorëzuar kallëzim penal në SPAK.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi theksoi se projekti në fjalë ka shkaktuar një dëm prej 5 milionë eurosh në buxhetin e shtetit. Sipas tij, bëhet fjalë për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në digën e Zadejës, ku kostoja është trefishuar artificialisht.

Bardhi akuzoi se projekti, i cili do të duhej të kushtonte 3 milionë euro, përfundoi duke u miratuar për 8.13 milionë euro nga KESH, pas miratimit paraprak të ministres Balluku. Ai argumentoi se kjo rritje fiktive e kostos tregon për një praktikë të përsëritur abuzive nga ministrja dhe institucionet nën varësinë e saj.

“Kjo nuk është një akuzë politike,” tha Bardhi, “por një rast flagrant i abuzimit me paratë publike, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga SPAK për të hetuar dhe ndëshkuar përgjegjësit.”

Ai theksoi se ky rast është vetëm një shembull i asaj që e quajti “praktika e zakonshme e paracaktimit të fituesve të tenderave nga qeveria e Edi Ramës.”

“Ligji e bën përgjegjëse të drejtpërdrejtë ministren Balluku për këtë projekt, që u miratua me firmën e saj,” deklaroi Bardhi, duke kërkuar drejtësi për atë që ai e quajti një grabitje të hapur të taksave të qytetarëve.

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të veprojë pa vonesa në hetimin e këtij rasti dhe të çojë përgjegjësit para drejtësisë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme