Politika 30 November 2024, 16:01 Nga VNA

Berisha rikthehet në Parlament: Denoncoj me fakte, lidhjet e politikës me drogën e Elbasanit

Ndaje në Whatsapp
Berisha rikthehet në Parlament: Denoncoj me fakte, lidhjet e politikës

 

  • ‌ SPAK po manipulon me dosjen e Elbasanit. 1500 kg kokainë nuk mund të vinin pa një garanci politike, në Xibrakë ishin Edi dhe Olsi Rama
  • ‌Toyota Yaris, ka politikanë të lartë të lidhur me dosjen. Do zbuloj shumë shpejt fakte

    ‌Dumani po fal krimin elektoral. Minues i demokracisë në vend

  • Zbuloj ne fakte dhe prova kush loboi për vendosjen e "non grata"-s time

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët hodhi akuza se SPAK po manipulon me dosjen e Elbasanit. Berisha tha se faktet i ka në dorë, sipas tij nga burime të besueshme, dhe do t'i bëjë publike ne rikthimin e tij në Parlament. Në vijim, kryedemokrati paralajmëroi se nga salla e Kuvendit do publikojë fakte dhe prova që tregojnë se kush kërkoi vendosjen e "Non grata" -s për të.

Berisha: Çështja tjetër që dua të paraqes sot para jush është dosja e Elbasanit.

Dosja e Elbasanit përfaqëson aktin më të shëmtuar të narkodrejtësisë shqiptare të kontrolluar totalisht nga narkoqeveria.Krimet e bandës së Elbasanit, bandave të Elbasanit, të themi të vërtetën nuk është një bandë, por janë 2-3 ose më shumë, tashmë janë universalisht të njohura.

Për të patur qytetarët një ide, përveç vrasjeve të shumta që kanë ndodhur midis tyre, banda për të cilën është publikua dosja, banda e Suel Çelës, del se kishte të porositura 1500 kg kokainë nga Ekuadori dhe Hollanda.

Shqipëria është vend kryesor i shpërndarjes së kokainës në Europë. Por të besoj se 1 ton e gjysëm kokainë do të vinin për kokën e Suel Çelës, do të thotë të besosh mashtrimin.

Një sasi e tillë kolosale nuk vinte kurrë pa garantin e fortë politik.

Ne e pamë në Xibrakë, garanti në Xibrakë ishin Edi Rama dhe Olsi Rama. Ishin të implikuar Olsi, në mënyrë evidente.

Por të besoj se për Suel Çelën do të dërgoheshin 1500 kilogram kokainë, do të thotë të tallesh me veten tënde.

Ata dërgoheshin dhe janë dërguar dhe destinacioni nuk është i shpifur, sepse prapa tyre qëndronte Taulant Balla dhe udhëheqja më e lartë e PS.

Pse unë e quajta dosjen një manipulim monstruoz të të vërtetave të manipulimit të kriminalitetit në Elbasan.

Sepse publikut shqiptar i paraqiten si autorë kryesorë një grusht emrash, dy gjyqtarë, tre gazetarë, vetëm e vetëm për t'a mashtruar publikun.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme