Politika 27 November 2024, 23:03 Nga VNA

Pas rrogave, deputetët rrisin fondet për dieta dhe udhëtime. Pensionistët shpresojnë për shpërblime që nuk mjaftojnë për ilaçe

Ndaje në Whatsapp
Pas rrogave, deputetët rrisin fondet për dieta dhe udhëtime.

Pasi kanë rritur rrogat, deputetët tani kërkojnë të rrisin edhe dietat që marrin për udhëtime apo benefite të tjera. Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është miratuar nen për nen projekt-buxheti i vitit 2025, i cili më pas do të kalojë për miratim në seancën plenare.

Projektligji është miratuar me disa kërkesa për ndryshime, të depozituara nga komisionet parlamentare dhe të përmbledhura në një raport final. Pjesa më e madhe e ndryshimeve lidhen me rritjen e shpenzimeve e fondeve për udhëtime dhe dieta për deputetët.

"Fondi rezervë nga 2.7 miliardë lekë do të shkojë në 3 miliardë lekë. Shtesë fondesh për dietat e deputetëve dhe udhëtimet. Shpenzimet kapitale do të rriten me 50 milionë lekë, kryesisht për sigurinë kibernetike dhe blerjen e pajisjeve," - u shpreh deputetja e PS, Antoneta Dhima.

Kur vjen puna për të rritur të ardhurat e tyre, përfaqësuesit e mazhorancës nuk kursehen dhe e bëjnë këtë me metoda të fshehta, duke shmangur vëmendjen e publikut. Ndërsa kur bëhet fjalë për rritjen e pensioneve apo ndihmave sociale, qeveria pret të shohë nëse do të reagojnë qytetarët, për të ofruar në fund një shpërblim që nuk mjafton as për minimumin jetik, por vetëm për t'u mbyllur gojën.

 

 

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme