Politika 26 November 2024, 09:52 Nga VNA

Opozita organizon protestë kombëtare në Tiranë/ Bllokohen pesë pika kyçe

Ndaje në Whatsapp
Opozita organizon protestë kombëtare në Tiranë/ Bllokohen

Sot në orën 17:00, opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare në Tiranë, duke paralajmëruar bllokimin e pesë zonave kryesore: rrethrrotullimi “Zogu i Zi”, Rruga e Elbasanit (tek Ura pranë Xhamisë), Sheshi Willson, Pallati me Shigjeta dhe Bashkia e Tiranës.

Protesta, e cila do të udhëhiqet nga drejtuesit e Partisë Demokratike dhe deputetët e saj, synon të kundërshtojë qeverinë aktuale përmes akteve të mosbindjes civile. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka theksuar se opozita refuzon dhunën dhe luftën guerile, duke zgjedhur rezistencën paqësore kundër asaj që e cilëson si “narko-regjim dhe diktaturë.”

Shpërndarja e protestuesve dhe përfaqësuesve në zonat kryesore:

1.Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”

•Degët: Kamëz, Vorë, Durrës, Kavajë, Kukës, Rrogozhinë.

•Deputetë: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, etj.

•Kryesia: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, etj.

2.Rruga e Elbasanit (Ura pranë Xhamisë)

•Degët: Qarku Dibër, Elbasan, Korçë.

•Deputetë: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Jozefina Topalli, etj.

•Kryesia: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim Gjata, etj.

3.Sheshi Willson

•Degët: Qarku Fier, Berat, Vlorë.

•Deputetë: Gazment Bardhi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, etj.

•Kryesia: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, etj.

4.Pallati me Shigjeta

•Degët: Qarku Lezhë, Shkodër.

•Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Helidon Bushati, etj.

•Kryesia: Luciano Boçi, Bardh Spahia, Ledina Mandia, etj.

5.Bashkia e Tiranës

•Degët: Njësitë 7, 9, 10 dhe 14.

•Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Çupi, Tritan Shehu, etj.

•Kryesia: Aldo Bumçi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, etj.

Protesta pritet të shkaktojë bllokime të trafikut në këto pika, ndërsa forca të shumta policie janë mobilizuar për të siguruar rendin dhe sigurinë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme