Politika 25 November 2024, 13:09 Nga VNA

PD e bojkotoi Presidentin, Begaj takon sot përfaqësuesit e PS dhe Celibashin për datën e zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
PD e bojkotoi Presidentin, Begaj takon sot përfaqësuesit e PS dhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon takime me përfaqësues të partive politike në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vitin 2025.

Sot, në orën 11:30, Presidenti do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka refuzuar të marrë pjesë në takim, duke mos dhënë një arsye specifike për këtë vendim.

Më vonë gjatë ditës, Presidenti pritet të zhvillojë një takim edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Kujtojmë se më 21 nëntor, Begaj zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, të cilët kërkuan nga presidenti që të dekretojë çdo datë brenda kufijve të Kodit Zgjedhor, me përjashtim të datës së propozuar nga PS-ja. Takime të ngjashme janë zhvilluar edhe me krerët e partive të tjera opozitare, të cilët kanë shprehur preferencën e tyre për datën 4 maj.

Procesi i konsultimeve pritet të përfundojë së shpejti, përpara se Presidenti të marrë vendimin përfundimtar për datën e zgjedhjeve.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme