Politika 23 November 2024, 12:50 Nga VNA

Vota e Diasporës, Rama nesër në Londër takim me emigrantët shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Vota e Diasporës, Rama nesër në Londër takim me

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Londër këtë të diel, në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, pas vendosjes së së drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendit. Takimi, i titulluar “Krenar për Shqipërinë”, do të mbahet në orën 12:00 dhe është pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Më herët, Rama ka zhvilluar takime të ngjashme me diasporën në Greqi, Itali dhe SHBA. Në të njëjtën kohë, kryeministri ka promovuar edhe Akademinë Politike të Partisë Socialiste, një nismë për të angazhuar të rinj të mirëshkolluar dhe të interesuar për politikë. Kjo akademi synon të rienergjizojë Partinë Socialiste duke u ofruar të rinjve njohuri mbi historinë dhe idetë e partive progresiste, si dhe lidershipin modern. Lektorë të shquar nga fusha të ndryshme kontribuojnë në këtë iniciativë, e cila shihet si një mundësi për zhvillimin politik të brezit të ri.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme