Politika 22 November 2024, 22:56 Nga VNA

Kërcënimet e Berishës dhe Metës/ Dumani: Jam indiferent, zbatoj vetëm ligjin

Ndaje në Whatsapp
Kërcënimet e Berishës dhe Metës/ Dumani: Jam indiferent,

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë intervistës në emisionin “3D” ka folur edhe për kërcënimet e Metës dhe Berishës ndaj tij. Dumani tha se është indiferent për akuzat dhe se është i fokusuar vetëm të zbatojë ligjin.

“Realisht është hera e parë që dëgjoj. Info kam marrë. Vetë për shkak të kohës së kufizuar nuk kam kohë t'i ndjek deklarimet politike. Marr info nga stafi. Sidomos për kritikat reflektive. Jemi të vemendshëm për denoncimet korruptive. Hera e parë që i dëgjoj. Qendrimi im është indiferent. Jam prokuror i SPAK. Çdo ditë të jetës sime, në këtë detyrë, vetëm jam kujdesur të zbatoj ligjin. Do vazhdoj kështu sa të kem frymë. Sulmet politike i përballoj. Jam shumë i ftohtë. Nuk kam emocion” - u shpreh Dumani.

Ndërsa sa i përket akuzave të Berishës se Dumani kishte tre apartamente, kreu i SPAK tha se pasuria e tij është e verifikuar në detaj nga vettingu.

“Nuk kam pse i jap atij përgjigje. Po flas për taksapaguesit shqiptarë. Pasuria ime është verifikuar në detaj nga institucionet e vetingut. Kushdo mund të marrë. Proces i monitoruar nga ONM. Nuk kam të fshehur asgjë. E kam gjithcka të deklaruar. Produkt i punës 25 vjeçare të miat dhe familjes tonë, po kështu edhe kredia e marrë kur Berisha ishte ne pushtet. Pasuritë i kam. Këtë tre apartamentet. Dy para 2013. Tjetri më pas. Nuk kam pranuar asgjë mbi 100 dollarë. Kam bërë pakt se do i përkushtohen kësaj pune. Nuk kam pranuar asnje dhuratë mbi atë që përcakton ligji” – u shpreh Dumani.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme