Politika 22 November 2024, 14:14 Nga VNA

Berisha paralajmëron protestë të re kombëtare dhe rikthimin e mosbindjes civile/ A do të ketë sërish bojkot të parlamentit?

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron protestë të re kombëtare dhe rikthimin

Kreu i PD-së ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen në protestën e 26 nëntorit në Tiranë.

“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë,” tha Berisha.

Megjithatë, ideja e mosbindjes civile duket disi kontradiktore në kushtet kur deputetët e PD-së morën pjesë në punimet e Kuvendit dhe në debatet për buxhetin e ri. Pas vendimit për protestë dhe rikthimin e “mosbindjes civile,” mbetet e paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajë grupi parlamentar i PD-së.

Ndërkohë, gjatë një konference për shtyp, Berisha përjashtoi mundësinë që demokratët të propozojnë një kandidat tjetër për kryeministër. “Sali Berisha nuk pranoi këtë kur e synoi administrata që po largohet nga pushteti në Shtetet e Bashkuara, dhe do ta pranojë nga Edi Rama? Edhe po të firmosin 150 vetë, nuk mund t’ia caktojnë kurrë opozitës kryetarin,” deklaroi ai.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme