Politika 20 November 2024, 17:13 Nga VNA

Spiropali hesht për vrasjen e 14 vjeçarit. Jep këshilla si të mbyllim rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp
Spiropali hesht për vrasjen e 14 vjeçarit. Jep këshilla si

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 14 vjeçar fare pranë shkollës 9 vjeçare "Fan Noli" në Tiranë, ngjarje të cilën kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk e përmendi dhe nuk i njohu qeverisë asnjë përgjegjësi qoftë edhe morale,  por si zgjidhje ofroi ikjen nga modeli i këshillave të mërzitshme dhe mbylljen e rrjeteve sociale.

"Ne nuk mund të edukojmë fëmijët vetëm me këshillat tona të mërzitshme, por modelet që u ofrojmë". Kështu deklaroi Spiropali sot në një takim me UNICEF dhe grupin e deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. Për këtë ofron si zgjidhje filtrimin e mesazheve dhe rregullimin ligjor.

"Në këtë stad të shoqërisë, është detyra jonë të rrisim një brez të shëndetshëm fizikisht, shpirtërisht dhe moralisht sepse presionet që vijnë nga mjedise të ndryshme shoqërore, nga patologjitë apo defektet që mund të shkaktojnë thyerje të mëdha të fëmijët".

Ndaj dhe bëri presion deputetëve që të sjellin rregullime ligjore, të bëjnë një rivlerësim të kuadrit ligjor dhe nënligjor, si dhe veprimtarisë së agjencive për mbrojtjen e fëmijëve dhe t’i paraqesë sa më shpejtë Kuvendit propozimet ligjore dhe rekomandimet përkatëse.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme