Politika 19 November 2024, 17:01 Nga VNA

Protesta e opozitës për buxhetin, zjarrfikëse dhe maska kundragaz tek Parlamenti

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës për buxhetin, zjarrfikëse dhe maska kundragaz

Prej dy ditësh në parlament vazhdon seanca maratonë, ku po diskutohet projektbuxheti i vitit  2025.  Drafti do të votohet sot pasdite në seancë, por opozita pritet të kundërshtojë përmes një proteste të thirrur sot në orën 17:00. Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që të pengohet miratimi i buxhetit 2025, duke thënë se ky është “buxheti i vjedhjeve”. Aktualisht opozita është e pranishme në diskutimet për buxhetin por pritet që t'i bashkohet protestës. Pas lajmërimit të opozitës për protestë, në Kuvend ka mbërritur një zjarrfikëse, si masë për tubimin që pritet të zhvillohet. Jo vetëm zjarrëfiksja por edhe masat të tjera të ndërmarra nga qeveria në kuadër të kësaj proteste.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme