Politika 18 November 2024, 19:08 Nga VNA

Nesër Kushtetuesja shqyrton ankimin e Sali Berishës për masën e sigurisë të SPAK

Ndaje në Whatsapp
Nesër Kushtetuesja shqyrton ankimin e Sali Berishës për

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë nesër në orën 09:00 ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kreu i PD kërkon shpalljen anti-Kushtetuese të masave të sigurisë "detyrim paraqitje" dhe "ndalim dalje jashtë vendit" të vendosura nga SPAK.

Berisha i ka konsideruar këto masa si shkelje të të drejtave të tij si deputet, pasi nuk janë miratuar më parë nga Kuvendi.

Kushtetuesja pritet të vendosë nëse SPAK ka vepruar në përputhje me Kushtetutën në këtë rast.

Më herët, Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga trupa gjyqësore, duke e akuzuar për konflikt interesi për shkak të lidhjeve me deputetin Enkelejd Alibeaj. Kërkesa u refuzua nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, pas shpërfilljes së masave të sigurisë nga Berisha, SPAK ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për masën e "arrestit shtëpiak", ndaj të cilës Berisha është izoluar prej 11 muajsh.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme