Politika 18 November 2024, 12:23 Nga VNA

Rama premtoi 2 bonuse për pensionistët, Bardhi: Mashtrime elektorale

Ndaje në Whatsapp
Rama premtoi 2 bonuse për pensionistët, Bardhi: Mashtrime elektorale

Pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi ndërprerjen e seancës, duke theksuar se foltorja ishte bërë pis nga uji i derdhur nga Rama. Bardhi insistoi që salla të pastrohej foltorja se të vazhdonte fjalën e tij.

Pas rifillimit të seancës, Bardhi kritikoi premtimet e Kryeministrit për bonuset për pensionistët, duke i quajtur ato mashtrime elektorale. Rama premtoi dy bonuse në vit për pensionistët, por Bardhi theksoi se Kryeministri i ndan këto përfitime vetëm në prag të zgjedhjeve. “Njëherë në katër vjet Rama kujtohet për pensionistët, dhe gjithmonë për efekt elektoral,” tha ai.

Bardhi vuri në dukje se ndërsa vendet e tjera të rajonit ofrojnë rregullisht bonuse dhe përmirësime për pensionistët, qeveria shqiptare bën përjashtime vetëm kur afrohen zgjedhjet. Ai argumentoi se buxheti për vitin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin, duke akuzuar Kryeministrin se ndjek politika të menduara për të fituar vota dhe jo për të përmirësuar mirëqenien e shtresave në nevojë.

“Një Kryeministër i përgjegjshëm do të thoshte sa është fondi në buxhet për rritje të pensioneve. Por fondi është zero,” tha Bardhi. Ai përfundoi duke theksuar se qeveria duhet të marrë shembull nga vendet e tjera të rajonit, duke ndjekur politika të qëndrueshme e jo të improvizuara.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme