Politika 18 November 2024, 09:30 Nga VNA

Parlamenti diskuton projektbuxhetin 2025, opozita njofton për protestë

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti diskuton projektbuxhetin 2025, opozita njofton për protestë

Parlamenti pritet të nisë sot diskutimet maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025, me një seancë që do të zgjasë deri vonë, ndërsa miratimi pritet të ndodhë të martën. Opozita ka deklaruar se do të marrë pjesë në debatet për buxhetin, por nuk do ta miratojë atë, duke paralajmëruar një protestë masive në ditën e miratimit, ku qytetarët do të bashkohen për të kundërshtuar buxhetin prej 8 miliardë eurosh. Në të njëjtën kohë, opozita do të dorëzojë disa amendamente që synojnë përmirësimin e situatës ekonomike të qytetarëve.

Projektbuxheti 2025 është më i madhi deri më tani dhe do të përdoret kryesisht për financimin e projekteve në zhvillim si rrugët Tiranë-Durrës, Elbasan-Qafë Thanë dhe Ndroq-Plepa. Ndërkohë, fondet për mbrojtjen sociale nuk do të shtohen dhe nuk parashikohet rritje pagash apo pensionesh për vitin e ardhshëm. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kritikoi qeverinë për mungesën e rritjes së pensioneve, duke theksuar se pensionistët shqiptarë mbeten me të ardhurat më të ulëta në rajon, pavarësisht rritjes së të ardhurave buxhetore.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme