Politika 17 November 2024, 15:57 Nga VNA

Sali Berisha premton sërish për ish-të përndjekurit

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha premton sërish për ish-të përndjekurit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Unioni i të Burgosurve Politikë, për të nderuar 80-vjetorin e vrasjes së 39 intelektualëve të Tiranës nga regjimi komunist.

Në fjalën e tij, Berisha premtroi sërish se çështjet e ish-të përndjekurve politikë do të jenë prioritete kryesore në programin e Partisë Demokratike.

"Nderimi im më i thellë për martirët e masakrës së tetor-nëntor 1944, për ata që sakrifikuan jetën për të luftuar regjimin më të egër diktatorial që Europa ka njohur në 46 vite. Ky nderim shkon gjithashtu për familjet e tyre, dhe për të gjithë të përndjekurit politikë. PD do të vazhdojë të ndjehet pafundësisht e detyruar ndaj kontributit të tyre, dhe çështjet e kësaj shtrese të nderuar do të jenë pjesë e programit të saj kryesor. Nderim përjetë kujtimit të martirëve të masakrës së terrorit të kuq në Tiranë", theksoi Berisha.

Megjithatë, kjo deklaratë është pak paradoksale, duke pasur parasysh se Berisha ka qenë për 13 vite kryeministër i Shqipërisë dhe gjatë kësaj periudhe nuk ka arritur të zgjidhë problemet kryesore të ish-të përndjekurve. Kjo detyrë, që duhej të ishte prioritet që në vitet e para të mandatit të tij, ka qenë gjithashtu një obligim i dyfishtë, pasi ka qenë dhe është kryetar i PD që lindi edhe si shpresë e atyre që vuajtën persekutimin gjatë regjimit komunist.

Por kreu i PD jo vetëm nuk e realizoi, sot mban ‘mëkatet’ e “persekutimit të dytë” ndaj ish-të përndjekurve politikë. Pas 34 vitesh, Berisha kërkon mbështetjen e tyre me premtime të vjetra për t’u bërë sërish kryeministër, ndërsa ish-të përndjekurit enden rrugëve herë herë me greva urie në kërkim të të drejtave që ua nëpërkëmbi sistemi i djeshëm dhe ky i sotmi.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme