Politika 15 November 2024, 14:28 Nga VNA

PD-PS bashkuan votat pro rritjes së pagave në Bashkinë Fier, Berisha: Gabim i rëndë 

Ndaje në Whatsapp
PD-PS bashkuan votat pro rritjes së pagave në Bashkinë Fier,

Pak ditë më parë me vendim të Këshillit Bashkiak Fier është rritur maksimalisht paga e kryetarit dhe administratës deri në 88%. Vendimi është miratuar unanimisht në mbledhjen e këshillit bashkiak nga këshilltarët e djathtë dhe të majtë. Ndaj këtij vendimi ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sot votën e këshilltarëve të Partisë Demokratike. Berisha: Ata që kanë çuar për rritjen e pagave, ata kanë bërë një gabim të rëndë dhe kanë votuar në kundërshtim me programin e PD, PD e ka shpallur të qartë se nuk rrit rrogat e larta, ndaj dhe kanë votuar në kundërshtim me direktivën e partisë.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme