Politika 14 November 2024, 23:28 Nga VNA

Meta tregon pse nuk pranon Monika Kryemadhin ta takojë në burg

Ndaje në Whatsapp
Meta tregon pse nuk pranon Monika Kryemadhin ta takojë në burg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në Euronews Albania se arrestimi i tij në prag të zgjedhjeve është politik dhe pa asnjë akuzë zyrtare.

I pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg, Meta u përgjigj: “Qëndrimet e mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis. Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme.

Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua. Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua” – tha Meta.

 

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme