Politika 14 November 2024, 14:37 Nga VNA

Ilir Proda ka zgjedhur ekipin e ri, ja emrat e drejtorëve të policisë në qarqe

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda ka zgjedhur ekipin e ri, ja emrat e drejtorëve të

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, prezantoi 12 drejtorët e rinj të policisë në qarqe. Elton Alushi është emëruar drejtor i policisë në Tiranë, pasi më parë mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në Policinë e Vlorës. Vilson Bala, nga Forcat e Posaçme Operacionale, do të drejtojë qarkun e Durrësit, një nga qarqet më problematike në vend. Në Elbasan është emëruar Fatmir Hoxha, në Lezhë Altin Mena, ish-kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.

Skënder Hita, i cili garonte për postin e kreut të Policisë së Shtetit përballë Ilir Prodës, është emëruar në Fier, ndërsa Altin Merizaj në Gjirokastër. Fatmir Lleshaj do të drejtojë policinë e Shkodrës, ndërsa Elidon Cela do të udhëheqë qarkun e Vlorës. Artion Duka është emëruar në Dibër, Gentian Berberi në Kukës, Luigj Vathi në Berat dhe Erjon Ahmeti në Korçë.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme