Politika 13 November 2024, 20:39 Nga VNA

Raporti i Iniciativës Globale: Drejtori i Policisë së Shtetit të zgjidhet nga Parlamenti

Ndaje në Whatsapp
Raporti i Iniciativës Globale: Drejtori i Policisë së Shtetit

Një raport i publikuar nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar (GI-TOC) vë në dukje sfidat e vazhdueshme të sistemit të drejtësisë penale në Shqipëri, sidomos në lidhje me integritetin dhe autonominë e institucioneve të policisë dhe prokurorisë. Raporti thekson se Policia e Shtetit është një institucion që ka nevojë për më shumë pavarësi, për të përmbushur më mirë detyrat e saj dhe për të fituar më shumë besim nga qytetarët.

Raporti paraqet disa rekomandime konkrete për Policinë e Shtetit. Më specifikisht, duhet të merren masa për të forcuar kontrollin dhe pavarësinë e Policisë së Shtetit për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar. Në këtë kuadër theksohet se drejtori i përgjithshëm i Policisë duhet të emërohet nga Parlamenti dhe Policia t’i raportojë atij, jo qeverisë, për të siguruar pavarësinë nga politika. Po ashtu, rekrutimi brenda radhëve të saj duhet të jetë i decentralizuar dhe promovimi i oficerëve të karrierës të bëhet në mënyrë meritokratike. Roli i Akademisë së Sigurisë dhe mbështetja për gratë në polici janë po ashtu të rëndësishme për të rritur diversitetin dhe integritetin. Raporti vëren specifikisht se ka pasur përpjekje për të promovuar rekrutimin dhe promovimin e grave në forcën e policisë, por gratë ende përbëjnë vetëm 14.3% të forcës, dhe vetëm disa mbajnë pozita të larta.

Gjithashtu, buxheti vjetor i Policisë së Shtetit rezulton më i ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Nga ana tjetër, megjithëse dhurimet për Policinë e Shtetit janë të lejueshme me ligj dhe ato regjistrohen në një faqe të dedikuar, në këtë drejtim kërkohet më shumë transparencë.

Në vitin 2018, Shqipëria miratoi një ligj të njohur si procesi i vetingut të Policisë. Ligji fillimisht propozoi që të bëhej veting për të gjithë personelin e policisë, por më vonë u bënë ndryshime që e kufizuan këtë për 300 zyrtarë të rangut të lartë. Qëllimi i ligjit është për të forcuar integritetin brenda policisë, por procesi i vetingut ka ecur ngadalë, me vetëm 66 persona që ishin përpunuar deri në vitin 2022. Dhënia e kësaj përgjegjësie Agjencisë për Mbikëqyrjen e Policisë ka ngritur dyshime mbi paanshmërinë e procesit dhe ndërhyrjen nga politika.

Raporti i plotë në anglisht mund të aksesohet këtu.

 

 

 

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme