Politika 13 November 2024, 15:56 Nga VNA

Pakti për emigrantët në Shqipëri, presidenti italian Matarela debat me Elon Musk

Ndaje në Whatsapp
Pakti për emigrantët në Shqipëri, presidenti italian

"Italia është një vend i madh demokratik dhe duhet të ritheksoj, me fjalët e përdorura në një rast tjetër, më 7 tetor 2022, se 'di të kujdeset për veten duke respektuar Kushtetutën e saj'. Kushdo, veçanërisht nëse, siç është lajmëruar, është në prag të marrjes së një roli të rëndësishëm qeveritar në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin e saj dhe nuk mund të marrë përsipër detyrën për t'i dhënë asaj udhëzime." Këtë e deklaroi Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella. Referenca është për fjalët e Elon Musk dhe qëndrimin e tij ndaj gjyqtarëve italianë në lidhje me çështjen e riatdhesimeve të emigrantëve nga Shqipëria. Ndërkohë, Elon Musk këmbënguli: "A jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pa zgjedhur ajo që merr vendimet?" Edhe  shoqatat për mbrojtjen e anëtarëve të sistemit të drejtësisë në Itali, kanë reaguar ashpër duke i përmendur Musk “ashtu siç kërkon të mbrohen kufijtë ndaj emigrantëve të paligjshëm, duhet të ketë kujdes që të mos shkelë kufirin e ndërhyrjes në çështjet e një shtetit tjetër”. Debati i Elon Musk me zyrtarët italianë vjen pas vendimit të Gjykatësit në Romë të cilët kanë refuzuar që të miratojnë ardhjen e një grupi emigrantësh në qendrat në Shqipëri, që operohen nga Italia, duke e dërguar këtë çështje te Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Kjo është hera e dytë që gjykata në Romë merr vendim kundër planit të Melonit. Më 18 tetor, gjykatësit kishin refuzuar urdhrat që një grup emigrantësh të mbahej në një qendër të pritjes në Shqipëri, duke thënë se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme