Politika 12 November 2024, 22:44 Nga VNA

E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, takohet me anëtarët e KLGJ: Të përmbushin përgjegjësitë për vlerësimin e kandidatëve

Ndaje në Whatsapp
E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, takohet me anëtarët e

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin. Siç njofton ambasada e SHBA në Tiranë, VanHorn, uroi Ilir Rusin për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.

Gjatë bisedimeve mes tyre, VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Ajo u kerkoi anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet.

Postimi i Ambasadës së SHBA-së

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin. Ajo uroi z. Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.

Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme