Politika 13 November 2024, 10:52 Nga VNA

Opozita kërkon thirrjen e Kryeministrit Rama dhe biznesmenes Vilma Nushi në Komisionin Hetimor për Sterilizimin

Ndaje në Whatsapp

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur një dokument zyrtar, duke kërkuar që këtë të mërkurë Kryeministri Edi Rama të dëshmojë në cilësinë e firmëtarit të Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) për dhënien me koncesion të shërbimeve të sterilizimit. Opozita thekson se Rama ka mbështetur dhe promovuar publikisht këto koncesione, madje edhe pas fillimit të hetimeve penale nga organet e drejtësisë.

Po ashtu, në dokument kërkohet që këtë të mërkurë të dëshmojë edhe Vilma Nushi, pronarja e dy kompanive që janë pjesë e koncesioneve të hetuara nga Komisioni. Sipas deputetëve të opozitës, Nushi ka përfituar direkt dhe indirekt 1.5 milionë euro nga dividendi i këtyre kompanive.

Megjithatë, anëtarët e mazhorancës në Komision kanë refuzuar vazhdimisht thirrjen e Ramës dhe Nushit si dëshmitarë, një veprim që opozita e cilëson si të papajtueshëm me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin mbi Komisionet Hetimore dhe me legjislacionin në fuqi.

[caption id="attachment_19602" align="alignnone" width="262"] Screenshot[/caption]

[caption id="attachment_19603" align="alignnone" width="300"] Screenshot[/caption]

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme