Politika 13 November 2024, 19:59 Nga VNA

Berisha dhe Lapaj/ Ankesa për hapësirën mediatike dhe gara për vëmendje

Ndaje në Whatsapp
Berisha dhe Lapaj/ Ankesa për hapësirën mediatike dhe gara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, janë një duet i sinkronizuar kur bëhet fjalë për t’u ankuar për daljet në televizion. Dueti madje është i harmonizuar edhe për akuzat ndaj medias, duke pretenduar se hapësira mediatike është e mbushur me propagandë dhe se zërat e opozitës janë shtypur apo minimizuar.

Berisha ankohet se opozitës i jepet më pak se një e dhjeta e hapësirës mediatike, ndërsa Lapaj pretendon se koha e tij televizive është reduktuar me 80%.

Berisha: “Edi Rama, ministrat, zyrtarët, dominojnë tërësisht hapësirën mediatike të vendit. Dominojnë, pra, mbushin hapësirën mediatike me mashtrime, me trillime, me shpifje, kurse opozitës i jepet më pak se një e dhjeta e saj. Opozitës i deformohen mesazhet, i fshihen mesazhet, i përmblidhen mesazhet vetëm e vetëm që të mashtrohen qytetarët.”

Lapaj: “Në Selanik një dyzinë gazetarësh, takimin e Lëvizjes nuk e dha asnjë. Jepet aktiviteti i Ramës me detaje, por nuk e jep media faktin që mblidhen në Düsseldorf 1000 shqiptarë. Ne jemi dy herë në javë në takime, media nuk e pasqyron. Duke qenë se koha televizive më është reduktuar me mbi 80%, kur ndërkohë gjithë të tjerëve në politikë u është rritur (pasi po afrojnë zgjedhjet), do të nisim një kanal tjetër komunikimi së bashku.”

Si Berisha, ashtu edhe Lapaj, kanë gjetur zgjidhjen tek rrjetet sociale. Por, me një vëzhgim të shpejtë, në fakt vihet re se as Berisha dhe as Lapaj nuk mungojnë në pasqyrimin televiziv të lajmeve dhe programeve. Mesa duket, oreksi i shtuar politik i fushatës që po afron i bën më të etshëm për të kërkuar më shumë kohë televizive. Ose për të përgatitur ndoshta alibinë në rast se nuk do të marrin rezultatet e projektuara.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme