Politika 13 November 2024, 17:17 Nga VNA

Dhuna në familjen mbretërore, Prokuroria kërkon dënimin e Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes Elia Zaharia

Ndaje në Whatsapp
Dhuna në familjen mbretërore, Prokuroria kërkon dënimin e

Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën, i akuzuar për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharia, dhe ish-vjehrrit, Gjergj Zaharia. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 1 vit burg. Prokuroria kërkoi që dënimi i Princ Lekës të pezullohet dhe ai të vihet në shërbim prove.

Gjithashtu, për ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia, dhe për aktoren Elia Zaharia, u kërkua dënim me burg, përkatësisht me nga 1 vit dhe 6 muaj, të reduktuar për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ashtu si në rastin e Princ Lekës, prokuroria kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove. Aktet e dhunës ndodhën gjatë periudhës kur Princ Leka ishte në proces divorci me Elia Zaharian.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme