Politika 13 November 2024, 16:14 Nga VNA

Presidenca kërkon 644 milionë lekë për rikonstruksionin e godinës dhe blerje automjetesh

Ndaje në Whatsapp
Presidenca kërkon 644 milionë lekë për rikonstruksionin e

Buxheti i kërkuar nga Institucioni i Presidencës për vitin 2024, në vlerën e 644 milionë lekëve, ka nxitur debate të ashpra në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Valbona Lusha, shpjegoi se në këtë buxhet janë përfshirë shpenzime të rëndësishme, si rikonstruksioni i godinës që do të kushtojë 360 milionë lekë, si dhe blerja e automjeteve dhe orendive për zyrat.

Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi, kritikoi kërkesën për fondet e rikonstruksionit dhe për shtesën prej 36 milionë lekësh për automjete të reja. Ajo theksoi se ndërhyrja në ndërtesën e Presidencës mund të dëmtojë trashëgiminë kulturore, pasi objekti është i listuar si një godinë historike e mbrojtur.

“Këtë herë kërkohen 3 milionë euro nga Presidenti. Janë 3 milionë euro që do zhbëjnë një trashëgimi kulturore. A po cenoni trashëgiminë kulturore dhe historike të Presidencës? Sepse një investim kaq i madh është i pamundur të mos e preki trashëgiminë. Është një godinë e hershme dhe e listuar si trashëgimi kulturore,” deklaroi Çupi.

Ajo gjithashtu ngriti pyetjen nëse fondet e kërkuara janë një formë shpërblimi për Presidentin, duke sugjeruar se dekreti i disa ligjeve që më pas janë shpallur antikushtetuese mund të ketë ndikuar në këtë kërkesë financiare. “A e keni këtë buxhet 3 milionë euro si shpërblim për shërbimin që i keni bërë mazhorancës?” – vijoi ajo.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme