Politika 14 November 2024, 11:32 Nga VNA

Zhvendoset në Kuvend debati për komisionin hetimor të shëndetësisë! Bardhi: Shtyjeni afatin me 3 javë. Noka debat me Spiropalin

Ndaje në Whatsapp
Zhvendoset në Kuvend debati për komisionin hetimor të

Debati për komisionin hetimor të shëndetësisë u zhvendos sot në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike kërkuan zgjatjen e afatit të komisionit hetimor me tre javë. Deputeti Gazment Bardhi theksoi nevojën për masa ndaj asaj që ai e quajti kërcënim nga Ilir Beqaj.

“Merrni masa për një kriminel që i ka kërcënuar deputetët në ambientet e Kuvendit. Lejoni funksionimin normal të komisionit hetimor. Kush është kriminel e përcakton prokuroria dhe gjykata. Ai vjen në Kuvend si dëshmitar dhe duhet t’i jepet mundësia,” tha Bardhi.

Situata u tensionua më tej me një debat të ashpër mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Noka përmendi seancën e djeshme të komisionit, duke e quajtur Ilir Beqajn “hajduti 2 metra”. Spiropali i tërhoqi vëmendjen që të mos përdorte fyerje dhe të respektonte procedurën.

“I burgosur për vjedhje guxon të intimidojë Kuvendin dhe deputetët e komisionit hetimor,” deklaroi Noka. “Në vend që të japë llogari, ishte i thirrur në betim.” Ndërsa Spiropali e kundërshtoi: “Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit. Ju tërheq vëmendjen që të mos përmendni.”

Noka vijoi: “Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Po ashtu vepruat edhe me Olta Xhaçkën dhe Frida Krifcën. Komandanti i Gardës duhet të mbajë përgjegjësi. Mbrëmë, në sallën e komisionit nuk kishte asnjë punonjës të Gardës, dhe hajduti 2 metra bashkë me avokatin e tij guxonin të intimidonin deputetët.”

Spiropali përmbylli debatin duke theksuar: “Zoti Noka, përfundoni fjalën tuaj, edhe pse nuk është për procedurë. Hetimi nuk është penguar nga askush.”

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme