Politika 14 November 2024, 10:43 Nga VNA

Denoncimi i PD: Ilir Beqja lëvizi lirshëm në Parlament dhe kërcënoi deputetet e opozitës

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi i PD: Ilir Beqja lëvizi lirshëm në Parlament dhe

Pas një mbledhjeje maratonë të zhvilluar dje në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Kuvend, Partia Demokratike ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në ambientet e Parlamentit. Sipas kryetares së Komisionit Hetimor, Albana Vokshi, ish-ministri Ilir Beqja është shfaqur lirisht në Kuvend, edhe pse leja e tij nga burgu kishte përfunduar.

Sipas PD-së, Beqja ka zhvilluar takime private me deputetët e Partisë Socialiste dhe më pas ka hyrë në sallën e mbledhjes së Komisionit, ku akuzohet se ka kërcënuar brutalisht deputetët e opozitës. Ndërkohë, Policia dhe Garda e Republikës nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar incidentin.

Pas ngjarjes, Policia e Burgjeve refuzoi ta largonte Ilir Beqjan nga ambientet e Kuvendit, pavarësisht urdhrit të dhënë nga kryetarja e Komisionit. PD pretendon se situata është përkeqësuar më tej, duke akuzuar autoritetet se po i japin Beqjas leje dhe garanci për të shëtitur i lirë në çdo ambient të Parlamentit dhe për të kërcënuar opozitën.

“Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas! Do të bëjmë transparencë dhe do të denoncojmë çdo abuzim. As Rama dhe askush tjetër nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë,” deklaroi PD, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të penguar dëshminë e kryeministrit Edi Rama dhe të Vilma Nushit para Komisionit Hetimor.

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme