Politika 13 November 2024, 23:38 Nga VNA

Sondazhi i Barometrit/ Gjysma e shqiptarëve: Asnjë parti nuk jep zgjidhje për problemet tona

Ndaje në Whatsapp

Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me problemet kryesore në vend dhe zgjidhjen e tyre nga partitë politike.

Të pyetur nga Barometri – Euronews Albania votuesit e PS, PD dhe ata të paidentifikuar tregojnë pak dallime në identifikimin e problemeve kryesore në vend, kur bëhet fjalë për koston e jetesës dhe emigrimin.

Dallimet më të theksuara vihen re tek korrupsioni dhe më pas tek papunësia. Lidhur me korrupsionin, si një nga tre problemet kryesore në vend, ai identifikohet si i tillë nga 27.2% e atyre që kanë votuar PS në 2021, 37.3% e atyre që kanë votuar PD në 2021, dhe 40.1% e atyre që nuk identifikohen për kë kanë votuar në 2021 apo janë përgjigjur që nuk kanë votuar.

Të pyetur lidhur me tri problemet kryesore në vend, 46.1% e qytetarëve kanë thënë se problemi kryesor në vend është kostoja e jetesës, 39.5 % e tyre emigrimi, 34.7% korrupsioni dhe 27.8% e tyre kanë thënë papunësia. Më pas në përqindje më të ulët renditet niveli i krimit në vend, shëndetësia, arsimi, plakja e popullsisë etj.

Krahasuar me katër muaj më parë, problemet më kryesore në vend janë të njëjtat, por kanë ndryshuar renditjen e tyre. Emigrimi në maj të 2024 perceptohej nga 54.8% e qytetarëve si problemi kryesor në vend, ndërkohë që në shtator 2024 renditet i dyti si problem i identifikuar nga 39.55% e qytetarëve. E njëjta gjë mund të thuhet për korrupsionin, që nga problem i katërt i renditur nga 26.9% e qytetarëve në maj 2024, në shtator 2024 renditet problem i tretë nga 34.7% e tyre.

Të pyetur se cilat nga partitë ofrojnë zgjidhjen më të mirë për koston e jetesës, emigrimin, korrupsionin dhe papunësinë, në një listë prej 9 partish politike, gati gjysma e qytetarëve shqiptarë kanë përzgjedhur alternativën ‘asnjëra prej tyre’.

Konkretisht, 45.3% e qytetarëve thonë se asnjë parti nuk ka zgjidhje për koston e jetesës, 47% për emigrimin, 46.6% për korrupsionin dhe 44.2% për papunësinë. Po ashtu, lidhur me të njëjtën pyetje pothuaj për secilin problem rreth 10% e qytetarëve janë përgjigjur ‘nuk e di’.

 

Video

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme