Politika 14 November 2024, 22:54 Nga VNA

Rama dhe Lukashenko darkojnë në të njëjtën tavolinë, kryeministri nuk publikoi fotot me të

Ndaje në Whatsapp

Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama ndau me publikun një postim në rrjetet sociale, ku njoftoi se kishte marrë pjesë në një darkë informale gjatë qëndrimit të tij në Azerbajxhan, i ftuar nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Rama e cilësoi sheikun arab si një "mik të mirë" të Shqipërisë dhe publikoi disa foto nga ky takim.

Megjithatë, në darkën që presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe organizoi, kishte edhe një tjetër pjesëmarrës që nuk u përmend nga kryeministri Rama dhe ai ishte presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, aleati i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në luftën ndaj Ukrainës.

Pavarësisht se fotot e Lukashenkos nuk janë përfshirë në postimin e Ramës, ato janë publikuar nga agjencitë zyrtare të presidencës së Emirateve dhe të Bjellorusisë. Në këto foto shihet se në krahun e majtë të sheikut arab është ulur kryeministri Rama, ndërsa në krahun e tij të djathtë ndodhet presidenti bjellorus, Lukashenko, i cili ka qenë një mbështetës i fortë i Rusisë gjatë agresionit ndaj Ukrainës.

Lukashenko është kritikuar shumë për rolin e tij si bashkëpunëtor i afërt i Putinit, dhe ka bërë deklarata të ashpra në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore. Ai ka insistuar se ai dhe presidenti rus janë të dakorduar që armët bërthamore të stacionuara në Bjellorusi nuk do të përdoren pa pëlqimin e tij personal. Megjithatë, ai ka theksuar se Bjellorusia është “plotësisht e gatshme” të përdorë armët bërthamore, por vetëm “nëse ndodh një agresion të huaj” dhe, sipas tij, "vetëm nëse çizmja e një ushtari të huaj hyn në territorin e Bjellorusisë".

 

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme