Politika 15 November 2024, 13:50 Nga VNA

Komisioni i Ekonomisë miraton në parimProjektbuxhetin 2025 mes debatesh për pensionet dhe mbrojtjen kibernetike

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i Ekonomisë miraton në parimProjektbuxhetin 2025 mes

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës, Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho, janë shprehur kundër. Diskutimet u fokusuan në çështje të rëndësishme ekonomike, përfshirë rishikimin e skemës së pensioneve dhe nevojën për masa shtesë për të mbrojtur vendin nga sulmet kibernetike.

Banka e Shqipërisë, përmes zëvendësguvernatores Luljeta Minxhozi, theksoi se skema aktuale e pensioneve përbën një rrezik të mundshëm për rritjen ekonomike dhe kërkoi përputhjen e saj me standardet e Bashkimit Evropian. Minxhozi deklaroi se projektbuxheti mbështet rritjen ekonomike me një pritshmëri prej 3.9% dhe parashikon një inflacion prej 3%, duke vlerësuar efektet pozitive të masave të konsolidimit fiskal.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, kritikoi buxhetin, duke theksuar se nuk parashikon fond shtesë për të adresuar problemet e skemës së pensioneve. Ajo kërkoi një seancë dëgjimore me ministrin e Ekonomisë dhe Drejtorin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke shpjeguar se skemës i mungon kontributi i 40% të forcës aktive për shkak të emigracionit dhe rritja e kontributeve shoqërore vjen kryesisht nga rritja e pagës minimale.

Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, theksoi rëndësinë e analizimit të informalitetit të lartë në deklarimin e pagave përpara ndryshimeve në skemën e pensioneve, duke paralajmëruar se përmasat e këtij fenomeni mund të devijojnë parametrat e sistemit të ri.

Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe kërkoi që fondet për mobilim zyrash të shkurtohen dhe të rialokohen për mbrojtjen kibernetike. Ai theksoi nevojën për financim shtesë për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe AKSH, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së sektorëve jetikë nga sulmet kibernetike, veçanërisht në shëndetësi.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme