Politika 16 November 2024, 10:38 Nga VNA

Rama: Çmenduri të punosh në ndërtim në Greqi kur mundësitë në Shqipëri janë të mëdha. Por, a ia vlen kthimi për 600 euro pagë?

Ndaje në Whatsapp
Rama: Çmenduri të punosh në ndërtim në Greqi kur

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që punojnë në sektorët e ndërtimit dhe turizmit jashtë vendit, veçanërisht në Greqi, të kthehen në Shqipëri. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama tha se në Shqipëri ka një kërkesë të madhe për punonjës të kualifikuar në këto fusha dhe se pagat janë mjaft konkurruese.

“Është çmenduri të punosh në ndërtim në Greqi dhe të mos kthehesh kur këtu ka mundësi të mëdha,” deklaroi ai, duke njoftuar se qeveria po përgatitet të hapë një dritare për t’u ofruar emigrantëve kontrata konkrete pune në tregun shqiptar. Sipas Ramës, dritarja do të hapet në qytete si Athina, Milano dhe në Gjermani, për të promovuar ofertat e reja të punës.

Por a është paga prej 600 eurosh e mjaftueshme për të tërhequr këta punëtorë? Vetë Rama, vetëm një muaj më parë, e kishte pranuar se situata e pagave në ndërtim është problematike, duke deklaruar: “Të thuash që në ndërtim janë pagat 600 euro, kur sot problemi kryesor është ku të gjejnë punëtorët, qoftë në numër, por edhe për aftësi, është të tallesh me përbuzje me këtë hall kombëtar.

Flitet për një punë që kërkon përpjekje fizike të jashtëzakonshme dhe shpesh është e rrezikshme. Me çmimet në rritje dhe koston e jetesës që vazhdon të rritet, sa ia vlen kthimi në Shqipëri për të vazhduar të bëjnë të njëjtën punë të vështirë për një pagë që vështirë se mund të mbajë një familje.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme